Tirana bën gati revolucionin, njofton largimin e 3 futbollistëve

Tirana ka nisur erën e ndryshimeve për sezonin e ri. Pas emërimit të drejtorit të ri sportiv, në klubin kryeqytetas po mendojnë për organikën e re të lojtarëve, pjesë e të cilës nuk do të jenë Patrick, Kristal Abazaj dhe Bruno Lulaj.

Bardheblutë kanë njoftuar në rrjetet sociale se kanë ndarë rrugët me 3 lojtarë. Më herët, Tirana u nda edhe me kapitenin Erjon Hoxhallarin, teksa tashmë pritet emërimi i trajnerit të ri për të nisur më pas edhe me merkaton në hyrje, aty ku pritet pikërisht të ndjehet dora e trajnerit të ri, në bashkëpunim me drejtorin Ibraimi.

Ndryshimet kanë nisur dhe pritet se çfarë do të ndodhë me Tiranën e sezonit 2024-2025 që për më tepër do të marrë pjesë edhe në raundin e parë të Conference League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?