Tirana dhe Partizani bëjnë “paqe” në derbi, vendosin Hasani dhe Keko

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, në duelin e vlefshëm për javën e 15-të. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh, teksa në minutën e 28-të, ishte Florent Hasani që zhbllokoi sfidën me një supergol.

Një lëvizje e zgjuar nga stoli e trajnerit Abilaliaj, vendosi baraspeshën. Në minutën e 80-të, Keko shfrytëzoi një pasim të marrë në zonë dhe shënoi golin e barazimit.

Rezultati nuk ndryshoi dhe në fund skuadrat ndanë pikët. Me këtë barazim, Partizani mban vendin e dytë me 29 pikë, 4 më pak se Egnatia kryesuese, ndërsa Tirana renditet në vendin e tretë me 22 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?