Tirana dhe Partizani nisin sot aventurën europiane në Conference League

Skuadrat shqiptare vijojnë sot rrugëtimin Europian. Tirana që do të luajë në transfertë me Torpedon në orën 19:00.

Bardheblutë janë gati për ndeshjen e parë në Gjeorgji ndërsa mungesa e vetme do të jetë  mbrojtësi Ismaili, i cili nuk u lejua të hynte në territorin gjeorgjian për shkak se këta të fundit nuk e njohin Kosovën si shtet.

Pjesa tjetër e skuadrës, është gati dhe  në dispozicion për trajnerin Shkëmbi. Partizani përballet me Marsaslok. Ekipi i kuq pret në stadiumin e Elbasanit, skuadrën malteze.

I vetmi në dyshim është Taipi, i cili kishte ndjerë shqetësime në kofshë dhe nuk dihet nëse do ta nis takimin që nga minuta e parë.

SHKARKO APP