Tirana nis projektin e ri, prezanton Bledi Shkëmbin dhe Ibraimin

Tirana ka nisur ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.  Klubi nuk humbi kohë dhe prezantoi menjëherë projektin e ri, duke zyrtarizuar Bledi Shkëmbin si trajner dhe Agim Ibraimin në postin e drejtorit sportiv. Për dy ish-lojtarët e famshëm, kjo është hera e parë që i bashkohen bardhebluve.

Ibraimi do të shfrytëzojë lidhjet e forta në ligat europiane, pas karrierës së pasur si lojtar. Në anën tjetër, për Shkëmbin, Tirana është etapa e radhës në karrierën në stol dhe mundësia më e mirë që të fitojë titullin e parë si trajner, pas trofeve si futbollist.

44-vjeçari firmosi kontratë për dy sezone dhe për t’iu bashkuar bardhebluve vendosi të largohej nga drejtimi i përfaqësueses së 17-vjeçarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?