Tirana njofton largimin e mesfushorit Gyamfi

Tirana vijon me largimet, teksa së fundmi nga klubi bardheblu është larguar mesfushori Isaac Gyamfi. Kryeqytetasit dhe 21-vjeçari kanë ndërprerë bashkëpunimin në mënyrë konsensuale teksa aventura e tij në Tiranë ka zgjatur për një vit e gjysmë.

Lajmin e “divorcit” mes Tiranës dhe Gyamfi e ka bërë vetë publike klubi bardheblu me anë të një njoftimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË TIRANËS

Swiss Digital Desktop Reklama

“Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Isaac Gyamfi. Mesfushori i cili iu bashkua ekipit në Gusht të vitit 2020 ka pranuar ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?