FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tirana nuk e vlerësoi, Egbo shpallet trajneri më i mirë i vitit në Nigeri

Tirana nuk e vlerësoi siç duhet, duke mos ia njohur plotësisht meritat që riktheu titullin kampion në shtëpinë bardheblu pas 11 vitesh. Emanuel Egbo u shkarkua nga stoli i Tiranës në fillim të këtij sezoni pas vetëm 3 ndeshjesh në të cilat regjistroi 2 rezultate negative një humbje ndaj Teutës në kampionat dhe eliminimin nga Kupa e Shqipërisë nga Korabi.

Bardheblutë po vuajnë pasojat e këtij ndryshimi me skuadrën që nuk po përgjigjet në fushë dhe për momentin është jashtë objektivave sezonalë. Gjithsesi në vendlindjen e tij Nigeri ja dinë vlerën Emanuel Egbo-së i cili u bë trajneri i parë afrikan që fiton një titull në Europë.

Së fundmi Egbo është vlerësuar me çmimin e trajnerit nigerian më të mirë të vitit 2020 në mbrëmjen gala të “The Ballers Awards 2020”, ku vlerësohen futbollistët dhe trajnerët më të mirë nigerianë gjatë vitit të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?