Torino i shkakton një tjetër humbje Milanit në Seria A
Milan ka pësuar një tjetër humbje në Seria A, këtë herë 3-1 në fushën e Torinos. Vendasit realizuan dy gola në pjesën e parë me Zapata dhe Ilic, duke shkuar kështu të qetë në dhomat e zhveshjes.
Rodriguez thelloi shifrat me një super gol me të majtën në minutën e 46-të. Bennacer do të shënonte golin e vetëm për Milanin nga pika e bardhë pak minuta më vonë.
Torino afrohet me Europën, ndërsa kjo humbje konfirmon momentin e vështirë për Milanin në këtë fund sezoni.
KOHA JONË SONDAZH

