Tottenham bën gati rinovimin me Heung-Min Son

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, drejtuesit e klubit të Tottenham kanë besim se ylli i skuadrës Heung-Min Son do të rinovojë pa probleme kontratën e tij me Spursat.

Futbollisti i kombëtares së Koresë së Jugut, të cilit i skadon kontrat me klubin londienz në verën e 2023 do ta zgjasë më tej kontratën e tij duke përfituar 25% rritje të pagës, që aktualisht kap shifrën e 150 mijë paund.

Pavarësisht se financat e klubit janë prekur nga pandemia, administratori i klubit, Daniel Levy ka si prioritet rinovimin e kontratës së 28-vjeçarit.

 

SHKARKO APP