Tottenham mund të humbasë pa asnjë cent 3 yje në verë

Nga finalja e Champions League këtë sezon po kalon një sezon shumë të dobët. Klubi po përballet me mundësinë e largimit të tre lojtarëve të rëndësishëm me parametër zero.

 

Bëhet fjalë për mesfushorin e shumëkërkuar Christian Eriksen dhe dy mbrojtësit Vertonghen e Alderweireld të cilët ja kanë bërë të qartë drejtuesve se nuk do të pranojnë asnjë ofertë të klubit për të zgjatur kontratat.

Në drejtim të tre lojtarëve kanë ardhur oferta të rëndësishme nga klube të mëdha dhe nuk do të bëjnë asnjë hap pas. “Spursat” rrezikojnë që të humbasin shifra të rëndësishme.

SHKARKO APP