Tragjedi/ Futbollisti gjerman ndërron jetë pasi bie nga teleferiku në Malin e Zi

Futbolli gjerman është zhytur në zi pas vdekjes tragjike të futbollistit Sebastian Hertner, i cili humbi jetën në moshën 34-vjeçare pas një aksidenti të rëndë në Mal të Zi. Ngjarja fatale ndodhi në zonën turistike të Savin Kuk, në malet e Durmitorit, në veri të vendit, pranë qytetit Zabljak.

Sipas informacioneve paraprake, një teleferik me dy vende është shkëputur nga kablloja dhe është përplasur me sediljen pasuese. Si pasojë e goditjes, Hertner ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një lartësi rreth 70 metra, duke ndërruar jetë në vend për shkak të plagëve të rënda.

Në momentin e aksidentit, pranë tij ndodhej bashkëshortja 30-vjeçare, e cila ishte dëshmitare e tragjedisë. Ajo mbeti e bllokuar në teleferik dhe u shpëtua vetëm pas disa orësh ndërhyrjesh të vështira nga ekipet e emergjencës. Gruaja ka pësuar frakturë në njërën këmbë dhe ndodhet nën kujdes mjekësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të paktën tre turistë të tjerë mbetën të varur në teleferikë për disa orë, përpara se të evakuoheshin në mënyrë të sigurt. Autoritetet malazeze kanë urdhëruar mbylljen e menjëhershme të impiantit dhe prokuroria ka nisur një hetim për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe për të verifikuar nëse ka pasur defekte teknike apo përgjegjësi njerëzore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Immagine

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?