Tragjedia e Manninger, bashkëshortja publikon një letër prekëse në rrjetet sociale

Bota e futbollit vijon të jetë e tronditur nga ndarja tragjike nga jeta e Alexander Manninger, ish-portierit të Juventus, Fiorentina dhe Siena, i cili humbi jetën më 16 prill pas një aksidenti me tren në një kalim hekurudhor pa barriera në Nussdorf am Haunsberg.

Pas disa ditësh heshtje, bashkëshortja e tij, Emily Manninger, ka reaguar përmes një mesazhi të gjatë dhe emocional në rrjetet sociale, duke ndarë dhimbjen e madhe që po përjeton familja.

Në letrën e publikuar në Facebook, ajo shkruan: “Alex, nuk arrij ta përshkruaj dhimbjen e paimagjinueshme që po ndiej. Nuk jemi familje që e ndajmë publikisht këtë dhimbje, por nuk kam zgjedhje… Mendoj se është e rëndësishme të tregoj çfarë njeriu ishe në shtëpi. Sot jam në shtëpi me familjen, duke u përpjekur të kuptoj se ky është realiteti ynë…”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo kujton me dashuri rolin e tij si bashkëshort dhe baba: “Faleminderit për dy djemtë tanë, Alexander dhe Nicolas. Ishe babai më i jashtëzakonshëm. Të isha gruaja jote ishte privilegj. Ti ishe jo vetëm burri im, por edhe miku im më i mirë. Kishim një jetë kaq perfekte”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesazhi përmbyllet me fjalë prekëse, që pasqyrojnë dhimbjen dhe forcën për të vazhduar përpara: “Lajmi më shkatërroi, por duhet të jem e fortë për ty dhe fëmijët tanë. Nuk besoj se e meritojmë këtë… Derisa të takohemi sërish, do të të dua përgjithmonë”.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?