Trajneri Gwangju FC shpërthen: Asani ka shtuar shumë peshë, nuk do të luajë më sa të jem unë këtu!

epa11243287 Albania's Jasir Asani (L) and Sweden's Ludwig Augustinsson in action during a friendly football match between Sweden and Albania in Stockholm, Sweden, 25 March 2024. EPA/Jessica Gow SWEDEN OUT SWEDEN OUT/2024-03-26 05:02:28/

Jasir Asani nuk do të luajë asnjë ndeshje deri në nisje të Europianit. Situata e anësorit është aspak e mirë, duke u nisur edhe nga deklaratat që trajneri i tij ka dhënë pak javë më parë.

Lee Jung-hyo e ka aktivizuar vetëm 8 minuta këtë kampionat Asanin, ndërkohë para gazetarëve ai është shprehur se Jasiri ka shtuar peshë: “Ai ka shtuar shumë peshë dhe s’është mjaftueshëm i mirë në stërvitje. Edhe nëse humbim 10 ndeshje radhazi, Asani përsëri nuk do të luajë me performancën që jep në stërvitje, për sa kohë që unë të jem ende trajner”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri, duke folur për gazetarët, ka vënë në pikëpyetje vendin e tij në Kombëtaren shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai s’luan sepse performanca aktuale është e dobët. Gabriel ka luajtur mirë. Nuk e di pse është përzgjedhur Asani nga Kombëtarja shqiptare. Trajneri i Kombëtares shqiptare duhet të mendojë për zgjedhjen e tij”, u shpreh trajneri i Gwangju FC.

Krisja mes Asanit dhe klubit koreano-jugor ka nisur edhe më herët, saktësisht në janar, kur sulmuesi i krahut kërkonte që të rikthehej në futbollin europian, por pretendimet e ekipit aktual u rritën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?