Trajneri i Egnatias: I kënaqur, treguam lojën tonë

Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova analizoi fitoren 3-1 ndaj Elbasanit.

Fitorja? Fituan ndaj Elbasanit. Është e vërtetë që pjesën e parë nuk ishim shumë mirë për të ruajtur ritmin. Lojtarët e mefushës ishin në markim 1-1 me të Elbasanit. Pas pushimit u thash lojtarëve të provonin në zonat boshe. I kënaqur me atë çfarë bëri skuadra.

Mungesat dhe rikthimi i Kasas? Ma shërben shumë Kasa. Është element shumë i rëndësishëm dhe duhet të merrte minuta. Ato 20 minuta luajti shumë mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pësimi i golit? Krahun e fortë duhet të kishim të djathtin. Janë situata dhe nuk më vijnë mirë për golin që morën. Janë situata që me pak kujdes duhej të anashkalohej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i kënaqur nga alternativat? Rama është një lojtar që ka kohë me ekipin. Sot bëri një ndeshje shumë të mirë dhe dha edhe asistin. Kontribuoi edhe në golin e dytë. Ndeshja ka plot dhe besoj se do të jemi edhe më mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?