FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Hungarisë: E patë si fitoi Shqipëria në Andorra?

Hungaria ishte shumë pranë fitores së parë në kualifikueset e Botërorit, por nuk ia doli dot ndaj Polonisë për të marrë tre pikët. Gjithsesi strategu Marco Rossi, kërkon nga ekipi i tij që të qëndrojë me këmbë në tokë. Tekniku italian i kujton lojtarëve se Shqipëria nuk fitoi me goleadë ndaj Andorrës, ndërsa është fare mirë i ndërgjegjshëm se vështirësia e fushës do t’ia bëjë “jetën e vështirë”, pavarësisht nivelin të dobët të lojtarëve që rivalët kanë në përbërje.

“Bëmë dy gabime të jashtëzakonshme në një minutë dhe gjithashtu në golin e tretë. Duhet të mësojmë nga gabimet tona. Kemi nevojë për të gjithë, jo vetëm për lojtarët. Ne duhet të qëndrojmë në tokë, siç thashë kundër turqve. Le të qëndrojmë në tokë, nuk jemi Brazili, Franca, Portugalia apo Gjermania.

Tani San Marino dhe Andorra po vijnë. Kërkoj nga të gjithë të qëndrojnë me këmbë në tokë! Jam i kënaqur me rezultatin. Në një moment të ndeshjes, mendova se mund ta fitonim ndeshjen, por fakti që luajtëm barazim kundër një ekipi të tillë është, për mendimin tim, është një arritje e madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse ndokush nuk pajtohet, më vjen keq. Ne kemi luajtur kundër Lewandowski, Milik, Piatek. Nëse Hungaria duhet të fitojë të gjitha ndeshjet tani, unë nuk jam personi i duhur për të qenë këtu. Pra, le të qëndrojmë të dyja këmbët në tokë, faleminderit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu e dimë nga e kaluara se çfarë do të thotë të luash me intensitetin e duhur. Kjo nuk është aq e mundur në futbollin modern. Mund të shohim se Shqipëria gjithashtu fitoi vetëm 1-0 kundër Andorrës. Aty fusha është e vogël, plus ka bar artificial, nuk është e lehtë të luash në Andorra, por para kësaj luajmë kundër San Marinos. U thashë djemve në dhomën e zhveshjes se i kuptoj dhe mund të pranoj gabime”, tha Rossi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?