Trajneri i Kilit zbulon të ardhmen e Vidal, një ekip e kërkon me ngulm

Arturo Vidal me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere. Mesfushori kilian nuk ka pasur shumë hapësira këtë sezon dhe diçka e tillë e ka mërzitur së tepërmi.

Trajneri i Kilit, Reinaldo Rueda, ka folur në lidhje me të ardhmen e lojtarit të tij dhe mendon se ka shanse që të kthehet sërish në Itali. Vidal mund të ketë një rikthim në Serie A pas aventurës me Juventusin.

“Arturo është një lojtar fenomenal. Ai e ka treguar veten në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Ai ka treguar karakter, personalitet, dhe aftësi të mira fizike dhe teknike. Ai është një monstër. E ardhmja? Vidal ka shanse të rikthehet në Itali, nga krahu tjetër Dortmundi është treguar shumë, shumë i interesuar për shërbimet e tij”, tha trajneri për Sport.

SHKARKO APP