Trajneri i Kroacisë: Do jetë luftë e madhe, nuk do jetë e lehtë ndaj kësaj Shqipërie
Pas shortit ka folur edhe trajneri i kombëtares kroate, Zltako Dalic. Ky i fundit theksoi se ka shumë respekt për Shqipërinë ndërsa kujtoi edhe kohën kur trajnonte Dinamon në Superiore.
“Është grupi më i vështirë kundër Spanjës, Shqipërisë dhe Italisë. Do të jetë një luftë e madhe, objektivi është të kalojmë grupin. Shqipëria doli e para në grup dhe ka luajtur mirë, nuk do të jetë e lehtë, por jam optimist dhe do të bëjmë më të mirën për veten tonë.
Respekt i madh për Shqipërinë sepse ishin të parët në grup dhe presim një ndeshje të vështirë.
Shkarkimi nga Dinamo shumë vite më parë? Ka shumë kohë, kalova tetë muaj dhe ishte mirë për mua. Shihemi në qershor”, u shpreh Dalic.