FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Partizanit të Beogradit: Faleminderit për mikpritjen, ua kemi borxh

Miroslav Djukic ka falënderuar shqiptarët për mikpritjen.

Trajneri i Partizanit të Beogradit, Miroslav Djukic, vlerësoi shumë organizimin e takimit të ‘Elbasan Arena’ dhe falënderoi shqiptarët për mikpritjen.

“Ishte një ndeshje mjaft e mirë dhe më vjen mirë që u fol vetëm për futboll. Jemi shumë të kënaqur me mikpritjen që na është bërë dhe duam t’ua kthejmë në të njëjtën mënyrë në Beograd, por me rezultat ndryshe. Jam i kënaqur me barazimin, sepse ishte rezultati më i drejtë”, tha ai. Trajneri i serbëve u shpreh se mbeti i zhgënjyer me dhunën e vitit 2015, në Serbi-Shqipëri, ndërsa premtoi se këtë herë asgjë nuk do të ndodhë në Beograd.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?