FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i PSG befason me këtë deklaratë: Neymar do kohë që të bëhet si Messi

Trajneri i Paris Saint Germainit, Unai Emery, pret që në të ardhmen 222 milionëshi Neymar do të bëjë diferencën si Lionel Messi te Barcelona.

Emery është pyetur në konferencën për mediat se sa kohë do t’i duhet Neymarit që të bëhet “Lionel Messi i PSG-së”. Emery nuk dëshiron të bëhen krahasime, ndërsa mendon se braziliani do të zhvillohet edhe më shumë si lojtar.

“Ai ka nevojë për kohë që të përshtatet me shokët e skuadrës dhe stilin tonë të lojës”, tha Emery.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Neymar ka cilësi të jashtëzakonshme individuale. Ai është Neymari dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ta ndihmojmë atë që të tregojë talentin në këtë skuadër. Jemi duke punuar me të me video për të parë ku ka nevojë të përmirësohet, se si mund të pozicionohet më mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përshtatja nuk mund të arrihet për një javë apo gjashtë muaj, por më gjatë. Neymar është lojtar i shkëlqyer, dhe ai luan si Neymar. Detyra jonë është që ta ndihmojmë të rritet duke qenë vetvetja e jo të bëhet si dikush tjetër”, shtoi trajneri i PSG-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?