FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Real Madrid flet pas humbjes në Katalonjë

Zidane ka lavdëruar lojtarët, pavarësisht humbjes nga Girona. Francezi nuk është aspak i brengosur që Reali ka mbetur tetë pikë prapa Barcelonës.

Real Madridi ka pësuar humbjen e dytë këtë edicion në La Liga pas vetëm 10 ndeshjeve. “Los Blancos” tani janë mposhtur 2:1 nga ekipi katalunas, Girona.

Reali tani ka mbetur tetë pikë prapa Barcelonës në renditje në La Liga, por Zinedine Zidane thotë se ditë të mira do të vijnë për “Los Blancos”. “Sot humbëm tre pikë dhe jemi tetë pikë pas Barcelonës. Por, ne e dimë se do të kemi ditë të mira dhe do të rikthemi”, tha fillimisht Zidane. “Në futboll vendosin detajet. Këtë nuk e kishim planifikuar, por më nuk ka kthim mbrapa dhe duhet të shikojmë para”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk pajtohem me atë se Reali nuk ka luajtur mirë, djelmoshat dhanë gjithçka në fushë. Është e vërtetë se na mungoi koncentrimi në fillim të pjesës së dytë. Kishim dy raste të mira për të shtuar epërsinë në 2:0, por nuk i konkretizuam. Sido që të jetë, do ta shikojmë përsëri ndeshjen dhe do të shohim ku kemi gabuar”, theksoi mes tjerash Zidane.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?