Trajneri i ri i Kombëtares, del në skenë emri i italianit që “mposhti” De Biazi 6 vite më parë
Mundësia për një trajner shqiptar në krye të kuqezinjve vijon të jetë një zgjedhje dytësore për FSHF-në. Të paktën, kështu u kuptua edhe në konferencën e djeshme për shtyp, kur gazeta pyeti Dukën nëse është opsion për trajnerin e ri një vendës.
Një emër që është lakuar pak orë pas largimit të De Biazit është ai i ish-portierit të shquar italian, Valter Zenga. Ky i fundit është lakuar si kandidat për Shqipërinë edhe gjashtë vite më parë. Ish-trajneri i Sampdorias ka drejtuar për herë të fundit klubin anglez, Volverhempton, pikërisht në vitin e kaluar./panoramasport/
KOHA JONË SONDAZH

