Trajneri italian: Italia do kualifikohet në botëror
Ventura nuk ka dyshime, Italia do ta eliminojë Suedinë dhe do të kualifikohet në Botëror.
Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, nuk ka aspak dyshime se do të kualifikohen në Botëror “do të shkojmë në Kupën e Botës, më pas do t’iu përgjigjemi kritikave”.
Italia do të kërkojë kualifikimin në Kupën e Botës përmes “play-off”it kundër Suedisë pasi përfundoi e dyta në Grup pas Spanjës. “Gjithçka që ka ndodhur i takon të kaluarës, ka shumë dëshirë tani për dy ndeshjet e radhës. Do të shkojmë në Kupën e Botës dhe më pas do t’iu përgjigjemi kritikave”, tha Ventura.
“Nuk e kam menduar asnjëherë idenë e mos pjesëmarrjes në Kupën e Botës dhe asnjëherë nuk jam ndjerë se Federata e Futbollit nuk është prapa meje. Dua t’i falënderoj që kanë qenë afër meje këto dy vite”, shtoi ai.
“Është e qartë, kemi një synim dhe duam ta arrijmë, vetëm atëherë mund të mendojmë për gjëra të rëndësishme”, theksoi mes tjerash trajneri i Italisë. Sfida e parë mes Suedisë e Italisë do të luhet me 10 nëntor, ndërsa ajo e kthimit me 13 nëntor në Itali.
KOHA JONË SONDAZH

