Trajneri Panucci: Nuk kemi ardhur për të qenë viktima e Spanjës
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka dalë pasditen e sotme në konferencë për shtyp, ku ka folur për përballjen e nesërme ndaj Spanjës dhe objektivat e Shqipërisë në këtë takim. Pres një ndeshje serioze dhe nuk kemi ardhur këtu për të qenë viktima e Spanjës. E respektojmë Spanjën dhe do tregojmë seriozitet ndaj saj. Spanja ka një ekip shumë të mirë dhe shumë të madh. Duam t’i hapim sa më shumë punë Spanjës”, tha tekniku kuqezi.

