FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri shqiptar “shpërthen”: Ky ekip nuk jep asnjë shpresë për të ardhmen

Trajneri Shkëlqim Muça në analizën e tij për disfatën e kuqezinjve në Glasgou theksoi se ekipi ynë kombëtar nuk i jep shpresa për të ardhmen. Sipas Muçës, skuadra e Panuccit nuk ka një fizionomi në lojë dhe trajneri ndryshon çdo gjë spontanisht.

“Balaj gjatë lojës ishte i shkëputur fare nga skuadra. Panucci në një moment që i duhet rezultati, improvizon një lojtarë si Manaj, që nuk ka luajtur kurrë me Balajn. Duhet të jetë i përgatitur për zëvendësimet.

Çdo ndeshje ekipi ndryshon totalisht. Për mua ky është kaos. Franca mori Botërorin me ata lojtarë dhe ndaj Gjermanisë dhe Holandës luajti me të njëjtët lojtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet një fizionomi loje. Ky ekip nuk më jep shpresa për të ardhmen. Kur luan 4-3-3, trajneri duhet të jetë i qartë. Duhen lojtarë me cilësi sulmues. Ai nga Hyka kaloi te Memushaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë nuk shikoj asnjë organizim në 2 aspektet që ka loja. Nuk shoh lojtarë që në 30 metrat e fundit të jenë të befasishëm”, u shpreh Muça.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?