Transferimi i Icardi-t te Real Madrid, Wanda Nara bën me zemër zikaltërit
Supersezoni që po zhvillon Mauro Icardi me klubin e Inter e ka bërë argjentinasin njeriun më të përfolur të merkatos.
Nga dita në ditë zhvillime të reja sa i përket të ardhmes së sulmuesit, por së fundi është agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij që bën me zemër tifozët zikaltër.
Wanda Nara gjatë programit televiziv “Verissimo” në Itali ka dhënë një përgjigje mjaft kontroverse kur është pyetur për zërat që e shohin Mauro-n në Madrid.
“Zemra e Mauros dhe fëmijëve tanë është zikaltër. Shpresojmë që ai të qëndrojë tek Interi, por kjo gjë varet edhe nga shoqëria zikaltër. Nuk di asgjë për Realin e Madridit, nuk mund të them as po, as jo.”
KOHA JONË SONDAZH

