Transferimi i Mbappe te Reali, reagon Ronaldo: Jam i emocionuar …
Pas njoftimit zyrtar për transferimin e Kylian Mbappe tek Real Madrid, ylli francez ka marrë shumë mesazhe. Mbappe do t’i bashkohet atyre tek Real Madrid më vonë gjatë kësaj vere, por me shumë mundësi mesazhi më i madh erdhi nga Cristiano Ronaldo, idhulli i Mbappes.
Ronaldo komentoi në njoftimin e Mbappes në Instagram, aty ku shprehu kënaqësinë e tij për këtë lëvizje.
“Jam i emocionuar t’iu shoh duke e ndezur Bernabeun”, ishte komenti i Ronaldos në postimin e Mbappes në rrjetin social Instagram.
Lajmi për kalimin e Mbappes tek Real Madrid bëri që të “shpërthejnë” rrjetet sociale, madje aq bujë të madhe pati ky transferim sa që uebsajti zyrtar i klubit spanjoll për disa minuta ishte jashtë funksionit.
KOHA JONË SONDAZH

