FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trashi konfirmon mungesën në Kombëtare: Nuk është në dorën time!

Lorenc Trashi nuk mund të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjet me Andorrën, Anglinë dhe San Marinon, pasi në Kuvajt janë mbyllur kufijtë dhe në rast se fluturon drejt Shqipërisë do e kishte të pamundur të rikthehej.

Trashi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë më dije se tashmë nuk ka më shpresa për ta zgjidhur çështjen procedurale që u bë pengesë dhe i uron fat kombëtares shqiptare në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022.

“Me keqardhjen time të plotë, duhet t’ju informoj se për shkak të situatës së vështirë në të cilën është e gjithë bota dhe për shkak të disa vonesave në procedurat që nuk janë në dorën time, unë nuk mund të bashkohem me ekipin Kombëtar të Futbollit për ndeshjet e ardhshme në mars.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre dhe i uroj të gjitha të mirat dhe shumë fat ekipit tim kombëtar dhe shokëve të mi”, shkruan Lorenc Trashi në foton e publikuar në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?