Trefishohet vlera e Asanit në merkato, në janar e kërkojnë në La Liga

Jasir Asani mbetet një futbollist me vlerë modeste të kartonit, diçka e kuptueshme për rrugëtimin që ka pasur në karrierën e tij. Sipas vlerësimit më të fundit nga agjencia e specializuar për tregun e futbollit, “Transfermarkt”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gati trefishim të çmimit (duke e krahasur në periudhën kur ishte te Partizani).

Nëse në shkurt të këtij viti kartoni i tij ishte 700 mijë euro, tani flasim për 1.2 milionë euro. Shumë më pak se Broja, Kumbulla, Gjimshiti, Bajrami, Asllani apo Uzuni, që luajnë në Itali, Angli e Spanjë sepse lojtari nga Shkupi aktivizohet në Korenë e Jugut.

Padyshim në këtë rritje kanë ndikuar paraqitjet e tij shumë të mira për kombëtaren shqiptare në eliminatoret e Kampionatit Europian ku shënoi 3 herë, dhe ndihmoi ekipin që të kualifikohej për në finalet e vitit të ardhshëm në Gjermani.

Edhe në elitën e Koresë së Jugut, Asani po luan mirë dhe ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 3 asistë në 30 ndeshje. Pritet që në janar të transferohet në Europë, dhe ka zëra se mund të gjejë ekip në La Liga.

SHKARKO APP