FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Triumf në Europian, Briken Calja “mbulohet” me ar

Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja, ka shkëlqyer në Eurpianin që po zhvillohet në Rumani, duke marrë 3 medalje ari. Peshëngritësi shqiptar arriti të kalojë me sukses të 3 provat dhe të ngrejë 146 kilogramë, duke zënë vendin e parë në peshën deri 69 kilogram në stilin e shkëputjes.

Po ashtu, Calja u rendit i pari edhe në stilin e shtytjes me 175 kilogramë, në provën e tretë të tij. Ndërkohë, peshëngritësi shqiptar ishte pa rivalë ne dygarësh me 321 kilogramë.

“Jam shumë i lumtur. Suksesin ia dedikoj familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve”, tha Calja pas garës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën kategori, peshëngritësi tjetër shqiptar, Arbër Çerçizi arriti të renditet vetëm në vendin e 7. Ky i fundit ngriti 135 kilogramë në provën e parë dhe dështoi në dy të tjerat, për të ngritur 141 dhe 142 kilogramë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?