Triumf në Gramsh, surpriza dhe konfirmime. Buzëqeshin Vllaznia, Egnatia e Partizani
Java e 13-të e kampionatit të futbollit të vajzave u mbyll me një panoramë të qartë forcash: dominim nga skuadrat pretendente dhe mesazhe të forta për fazën vendimtare të sezonit.
Në ndeshjen që uli siparin e javës, Partizani nuk la vend për surpriza në transfertë ndaj Lushnjës. Të kuqet u imponuan me rezultatin 0-4, duke marrë tre pikë të rëndësishme që i mbajnë fort në garën për një vend në “Final 4”.
Ndërkohë, Vllaznia vijon marshimin e pandalshëm në krye. Shkodranet dhuruan një tjetër shfaqje force, duke shkatërruar 14-0 Kinostudion dhe duke konfirmuar edhe një herë pse konsiderohen favoritja kryesore për titullin kampion.
Fitore me peshë arriti edhe Gramshi, që doli me tri pikë nga transferta ndaj Apolonisë. Një ndeshje e luftuar u vendos nga një gol i vetëm, me Gramshin që triumfoi 0-1 dhe mban ritmin e skuadrave të kreut. Nga ana tjetër, Egnatia nuk gaboi përballë Atletik Klub, duke fituar bindshëm 6-0. Një sukses që e konsolidon më tej në renditje dhe e mban në lojë për objektivat sezonalë.
Rezultatet e javës 13:
Kinostudio 0-14 Vllaznia
Apolonia 0-1 Gramshi
Egnatia 6-0 Atletik Klub
Lushnja 0-4 Partizani
KOHA JONË SONDAZH

