FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tuchel bën gati listën me 3 emra për të “blinduar” mbrojtjen për sezonin e ardhshëm

Trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, ka dëshirë të përforcojë mbrojtjen në merkaton e verës. Blutë kanë pësuar vetëm 2 gola në 13 ndeshjet e luajtura deri tani në drejtimin e trajnerit  gjerman, por kjo duket se nuk mjafton për Tuchel.

Sipas The Athletic, trajneri i londinezëve ka vënë në shënjestër tre qendërmbrojtës të nivelit të lartë. Një nga këta është lojtari i Bayern-it, Niklas Sule, i cili nuk po gjen shumë hapësira në “Allianz Arena”.

Në listë është edhe lojtari i Leipzig dhe i kombëtares Under 21 të Francës, Ibrahima Kounate, i cili ka përfunduar jashtë planeve të Nagelsmann për shkak të dëmtimeve dhe aktivizimit të pakët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, por jo për nga rëndësia, është lojtari i Atletico Madrid, Jose Gimenez, një futbollist me shumë eksperiencë, i cili vështirë se do të lihet i lirë nga trajneri Simeone.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?