Turi i tretë i Conference League/ Tirana me fat, Vllaznia dhe Laçi duele të vështira nëse kualifikohen

Në Nyon të Zvicrës është hedhur sot shorti për turin e tretë të Conference League, edhe pse në fakt ende nuk është luajtur turi i dytë.  Në rast se Tirana do të kalojë boshnjakët e Zrinjskit, më tej do të ketë përballë fituesin e çiftit Tobol-Lincoln Red.

Vllaznia, që e nis aventurën direkt në turin e dytë ndaj rumunëve të Universitateas, në rast se kualifikohet, në raundin e tretë të Conference League do të përballet më Zorya Luhansk të Ukrainës. E vetmja gjë pozitive për shkodranët është fakti se ukrainasit do të luajnë jashtë vendit të tyre.

Laçi do të ketë rival më të fortë në turin e tretë, gjithnjë nëse kalon moldavët Petrocub. Përballë do të jetë fituesi i çiftit Fehervar të Hungarisë dhe Gabala të Azerbajxhanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?