FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqi, drejt përfundimit stadiumi me pamjen e një… ëmbëlsire!

Ka përfunduar 98 për qind e punës për ndërtimin e stadiumit të qytetit Koxhaeli, që do të ketë një kapacitet prej 33 mijë vendesh, ndërsa veçoria më interesante e tij është pamja, që ngjason me ëmbëlsirën tradicionale turke, pismanije, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency.

Stadiumi, ndërtimi i të cilit është mbi një hapësirë prej 89 mijë metrash katrorë, pritet të jetë dhe simboli i këtij qyteti, pasi me pamjen e tij të jashtme do të ngjasojë me ëmbëlsirën karakteristike të tij, pismanijen.

”Po vazhdojmë punën për vendosjen e stolave, që është drejt përfundimit”, thotë drejtori i Zyrës së Rinisë dhe Sportit për këtë qytet, Muzaffer Çintimar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në fund të muajit maj, stadiumi në Kocaeli, do të jetë gati dhe në të do të mund të luhet futboll. Momentalisht 98 për qind e punimeve kanë përfunduar. Janë ndërtuar të gjitha rrugët lidhëse. Është përfunduar ndërtimi i rrethinave dhe hapësriave të gjelbërimit, ndërsa vazhdon asfaltimi i rrugëve për rreth”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ ATA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?