FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqia fiton me “poker” ndaj Holandës, Ylmaz shkëlqen me tripletë (VIDEO)

Turqia e nisi me këmbën e mbarë fushatën eliminatore të Kupës së Botës Katar 2022, pasi triumfoi 4-2 ndaj Holandës në sfidën e parë të grupit, zhvilluar në stadiumin “Ataturk” të Stambollit.

Sulmuesi veteran Burak Yilmaz ishte protagonist absolut për Turqinë, pasi shënoi tre herë në portën e holandezëve, një herë me aksion, një herë me penallti dhe në fund me goditje dënimi.

Turqit e nisën vrullshëm ndeshjen dhe kaluan në avantazh që në minutën e 15-të me Yilmaz, ndërsa në të 34-ën ishte sërish kapiteni që ekzekutoi saktë një penallti, duke çuar skuadrën në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dy golave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillim të pjesës së dytë ishte fantazisti i Milanit, Hakan Clhanoglu që shënoi edhe golin e tretë, duke dhënë idenë se llogaritë ishin mbyllur tashmë, por pikërisht në këtë moment erdhi edhe zgjimi i Holandës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klaassen dhe De Jong pwr dy minuta shënuan dy herë për “tulipanët” duke rihapur takimin, por në momentin më të mirë të Holandës, ishte sërish Yilmaz ai që mori përsipër të vulosë gjithçka.

Kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga vërshëllima finale, Turqia fitoi një goditje dënimi mbi vijën e zonës dhe kapiteni Yilmaz gjuajti saktë duke dërguar topin në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Krul.

Në minutat shtesë pati edhe një 11-metërsh në favor të Holandës, të cilën e mori përsipër sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay, por goditja e tij u ndal nga portieri Ugurcan Cakir, duke bërë që ndeshja të mbyllej me shifrat 4-2.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?