U largua nga Lazio, Sarri drejt marrjes së drejtimit të skuadrës greke

Maurizio Sarri është vendosur në kërkim të aventurës së radhës. Trajneri 65-vjeçari është shprehur se kërkon një klub që t’i dhurojë motivim të lartë dhe që ta intrigojë, e këtë mesa duket italiani e ka gjetur në Greqi.

Gjithnjë e më shumë po “merr jetë” ideja për të trajnuar skuadrën e Panathinaikos në Superligën greke. Sipas “Sky Sport”, grekët kanë nisur hapat e parë për të mbërritur te Sarri duke i vendosur mbi tavolinë një ofertë të rëndësishme financiare.

Për momentin, Sarri ka kërkuar pak kohë për të mos u nxituar, me italianin që duket i “joshur” nga një aventurë në Ballkan. Sezonin e fundit, Panathinaikos e mbylli kampionatin në vendin e katërt dhe i duhet të kalojë nëpërmjet kualifikueseve për të marrë pjesë në Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?