FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U ndëshkua me karton të kuq, Mavraj pendohet: Kërkoj falje!

Pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 22’ gjatë përballjes me kombëtaren e Skocisë, kapiteni i Kombëtare shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Mavraj teksa kërkon falje, kërkon edhe mirëkuptimin e tifozëve. “E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie. Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua”, shkruan ai.

Kombëtarja e Shqipërisë me humbjen e mbrëmshme ka prekur fundin e tabelës, duke vështirësuar kështu akoma më tej ecurinë e ekipit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi i mbrëmshëm ishte i vlefshëm për Ligën e Kombeve, një kompeticion ky, i cili iu jep mundësi ekipeve kombëtare për një vend në kampionatin Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i Mavrajt:

“E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie ? Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua. Për Kombëtaren kam luajtur dhe i dëmtuar madje në situata edhe shumë më të vështira, ndaj ajo që kërkoj është të më kritikoni, sigurisht, por jo të vini në diskutim rrespektin dhe dashurinë për këtë fanellë e këto ngjyra.

Shohim përpara, me bindje se Shqipëria do të kthejë kapitull. Të gjithë bashkë mund tia dalim përsëri, por nëse jemi të ndarë ateherë mund të na mposhtë kushdo.
Me rrespekt Mërgim Mavraj #kuqezi #albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?