Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 10:28 Konfirmohet një rast me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj Një rast me malarie është konfirmuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Bëhet fjalë për një shtetas të huaj. Mësohet se rasti i importuar nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

UEFA PRO/ Nga Zabaleta, Dallku dhe Memushaj, të diplomuarit vlerësojnë kursin e FSHF

Sporti E martë, 10 Dhjetor 2024 15:48
UEFA PRO/ Nga Zabaleta, Dallku dhe Memushaj, të diplomuarit vlerësojnë kursin e FSHF
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas një rrugëtimi të gjatë, edicioni i nëntë i kursit të licencimit për trajnerë të nivelit “UEFA Pro”, uli dje siparin me ceremoninë e diplomimit, ku 21 kursantë morën diplomën. Disa prej tyre, pas përfundimit të ceremonisë folën për “fshf.org”. Zëvendës-trajneri i Kombëtares, Pablo Zabaleta, theksoi se ishte një eksperiencë fantastike dhe vlerësoi FSHF-në për mirëorganizimin e kursit dhe progresin e arritur përgjatë viteve.

“Ka qenë e vështirë dhe një periudhë e gjatë, 1 vit e disa muaj. Kemi ndarë shumë eksperienca me pjesëmarrësit e kursit, të cilët vijnë nga vende të ndryshme, kanë luajtur në shtete të ndryshme dhe pikërisht kjo është e mira e kursit të trajningut, pasi ke mundësinë të ribashkohesh me njerëz që ndajnë me ty eksperiencën e të trajnuarit në shtete të ndryshme. Kursi ishte shumë i mirë, intensiv. Të gjithë lektorët kanë qenë shumë të mirë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dua të uroj Federatën e Futbollit për gjithë punën e bërë dhe progresin e arritur përgjatë viteve. Në këto 2 vite që punoj këtu, mund të shoh si janë përmirësuar gjërat në mënyrë masive: kurset e trajningut, infrastruktura, çdo gjë ka qenë shumë impresionuese” – tha Pablo Zabaleta.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kursin për trajnerë të nivelit “UEFA Pro” e përfunduan me sukses edhe ish-futbollistë të Kombëtares shqiptare. Armend Dallku falënderoi Federatën e Futbollit dhe Presidentin Duka për mundësinë e dhënë. Ai shtoi se shpreson që kursantët e këtij edicioni të bëjnë hapa të mëdhenj në karrierë.

Mund t'ju interesojë

Milani përgatit goditjen e madhe në merkato, synon sulmuesin 22-vjeçar

Milani përgatit goditjen e madhe në merkato, synon sulmuesin 22-vjeçar

Para 21 minutash
Roko Vata rrëfen episodin me lojtarët e Kosovës: “Më thanë ‘A je shqiptar?’ dhe më shanë”

Roko Vata rrëfen episodin me lojtarët e Kosovës: “Më thanë ‘A je shqiptar?’ dhe më shanë”

Para 44 minutash
Argjentina dhuron spektakël pa Messin, fiton 7-0 ndaj Kosta Rikës (VIDEO)

Argjentina dhuron spektakël pa Messin, fiton 7-0 ndaj Kosta Rikës (VIDEO)

Para 56 minutash

“Fillimisht falënderoj Federatën e Futbollit, me në krye Presidentin Armand Duka, për mundësinë e dhënë. Doja të falënderoja të gjithë kursantët, sepse me të vërtetë kemi bërë një punë të jashtëzakonshme këtu. Duke pasur parasysh që kemi pasur praktikë dhe teori, kemi mësuar shumë gjëra. Shpresoj që do të na vlejnë edhe për eksperiencën tonë.

Është një eksperiencë e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh që në këtë kurs kemi punuar më shumë ne kursantët se mentorët. Kemi pasur eksperienca të ndryshme, të ftuar nga jashtë, nga Anglia, Italia dhe kemi shkëmbyer shumë ide. Shpresoj që të na vlejë shumë”, – tha Armend Dallku.

Ledian Memushaj, ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi, u shpreh se ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe vlerësoi kursin, pasi gjatë edicionit kursantët kanë marrë leksione nga emra të mëdhenj si Fabio Cannavaro dhe Francesco Troise.

“Kursi UEFA Pro është një eksperiencë e jashtëzakonshme. Ka zgjatur më shumë se një vit dhe ka qenë i kombinuar mes praktikës dhe teorisë. Kemi drejtuar seanca stërvitore dhe kemi vëzhguar ekipet e Superiores. Një eksperiencë shumë e bukur. Kemi marrë leksione edhe nga emra të mëdhenj si Fabio Cannavaro dhe Francesco Troise. Tani diplomën e kemi dhe shpresojmë që të gjejmë një ekip, të fillojmë avash-avash dhe të ecim sa më lart”,  tha Ledian Memushaj.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Konfirmohet një rast me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj
Para 9 minutash

Konfirmohet një rast me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj

Milani përgatit goditjen e madhe në merkato, synon sulmuesin 22-vjeçar
Para 21 minutash

Milani përgatit goditjen e madhe në merkato, synon sulmuesin 22-vjeçar

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu
Para 22 minutash

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

Oficeri amerikan i NATO-s dorëzohet në SHBA: Britania e arrestoi me dyshimin për spiunazh për Rusinë
Para 32 minutash

Oficeri amerikan i NATO-s dorëzohet në SHBA: Britania e arrestoi me dyshimin për spiunazh për Rusinë

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 12 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 11 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 15 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

4 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 13 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.