FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA urdhëron Ukrainën që të ndërrojë fanellat për shkak të Rusisë!

Fanella e kombëtares së Ukrainës për “Euro 2020” është bërë shkak për një përplasje diplomatike me Rusinë. Skuadra e drejtuar nga Andriy Shevchenko ka kundërshtarë si Holanda, Maqedonia e Veriut dhe Austria. Presidenti i federatës ukrainase të futbollit, Endri Pavelko, deklaroi se futbollistët do të kenë “fanella speciale” dhe publikoi fotografitë e uniformave verdhë e blu, si flamuri kombëtar, në të cilat është vizatuar harta e Ukrainës përfshirë dhe Krimenë, e aneksuar nga Rusia; por dhe rajonet e Donetsk dhe Lugansk të kontrolluara nga separatistët.

Fotografitë shoqëroheshin nga fjalët: Lavdi për Ukrainën! Lavdi për heronjtë tanë! Rusia e ka kundërshtuar menjëherë duke i kërkuar UEFA që të ndërhyjë. Një gjë e tillë nuk ka vonuar, pasi Qeveria Europiane  e Futbollit ka urdhëruar kombëtaren ukrainase të ndërrojë fanellën zyrtare, pasi konsiderohet si politike për shkak të përfshirjes së Krimesë. Vendimi i UEFA-s ka gëzuar Rusinë. /Koha Jone/

Ukraine’s Euro 2020 kit includes the slogan
‘Glory to the heroes’

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?