UEFA vlerëson golin e Asanit përballë Moldavisë: Goli më i bukur i këtij raundi
Goli i parë i Jasir Asanit për kombëtaren shqiptare nuk ka kaluar pa u vënë re. Faqja zyrtare e UEFA-s e konsideron si një nga golat më të bukur të ndeshjeve që u luajtën këtë raund. “Kush shënoi golin më të bukur”, pyet UEFA në Facebook. I pari në listë është aksioni që u finalizua me goditjen e Asanit. Në listë janë golat e Elmas për Maqedoninë e Veriut, Ranos për Armeninë dhe Silvës për Portugalinë.