UEFA zhvendos finalen e Champions League në New York me formatin e ri
UEFA po mendon për një rimodelim të Champions League dhe për një format ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim, sa vijnë dhe bëhen më konkrete. Finalja e kompeticionit më të rëndësishëm për klube mund të zhvendoset në New York, për herë të parë jashtë Evropës, dhe qeveria e futbollit evropian kërkon finalizimin e këtij projekti që është menduar të nisë prej vitit 2024 dhe të zgjasë për të paktën për 9 vite.
Përtej të gjitha risive, aspekti financiar është gjithmonë faktori kryesor, me UEFA-n që kërkon të ndryshojë strategjinë e marketingut për të patur sponsor edhe më të fuqishëm nga kontinenti tjetër. Ceferin e ka përmendur mundësinë e zhvendosjes që pas zgjedhjes së tij në 2016, kur shprehej se të shkosh nga Portugalia në Azerbajxhan është e njëjta gjë si të shkosh drejt New York-ut, dhe për tifozët ky nuk është një problem.
Finalet në New Jork pritet të nisin pasi të kenë përfunduar ato të paracaktuar për vitet e ardhshme në Shën Petersburg, Mynih dhe Uembli në 2024. Championsi i ri do të ketë 36 skuadra, me 4 vende ekstra, dy nga të cilat shkojnë klubet me koeficient historik, thënë ndryshe pjesëmarrje të përhershme në këtë kompeticion.
KOHA JONË SONDAZH

