Uellsi dhe Zvicra bëjnë “paqe”, Shaqiri lë gjurmë me asist (VIDEO)
Uellsi dhe Zvicra nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 mes tyre në duelin e luajtur në Baku. Ishte një duel me një ritëm të kënaqshëm, por që në 45 minutat e para nuk do të sillte asnjë gol. Aksioni më i rrezikshëm ishte nga Moore në minutën e 15-të me një goditje me kokë, por Sommer i thotë “jo” me një hedhje spektakolare.
Në fillimin e së dytës, Zvicra futet me një ritëm më të mirë, duke gjetur shumë shpejt dhe golin. Pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Shaqiri në minutën e 49-të, Embolo është në vendin dhe në kohën e duhur për ta devijuar topin në kuadrat.
Uellsi reagon mjaft mirë, teksa do të gjente barazimi në të 74-n. Pas një goditje nga këndi, aksioni vijon me një krosim në zonë, atje ku Moore është fantastik me kokë, duke mposhtur portierin Sommer. Skuadra e Petkovic rigjeti avantazhin 3 minuta nga fundi me Gavranovic, por pas konsultimit me VAR, arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

