Unai Simon dëmtohet dhe do të mbetet jashtë fushave për disa muaj

Portieri i Spanjës dhe i Athletic Bilbaos, Unai Simon, do të mungojë për katër muaj pas operacionit për një dëmtim në kyçin e dorës. Lajmi është konfirmuar nga skuadra spanjolle.

“Unai Simon u operua me sukses. Portieri i Athletic Club iu nënshtrua një operacioni në kyçin e dorës së djathtë të enjten në mbrëmje në Madrid. Operacioni u zhvillua pa ndonjë incident të madh dhe ai pritet të dalë nga spitali të premten”.

Portieri rrezikon të rikthehet në portë në vitin 2025, ndërkohë që zëvendësuesi i tij Julen Agirrezabala pak ditë më parë pësoi një frakturë të vertebrës së mesit dhe pritet të kthehet në fund të gushtit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?