FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United bën gati listën me 4 yje që do të transferojë gjatë kësaj vere!

Manchester United kërkon të bëjë një fushatë të rëndësishme përforcimesh gjatë kësaj vere. “Djajtë e Kuq” kanë piketuar disa emra të rëndësishëm. I pari në listë është Harry Kane, i cili është lojtari i preferuar i Solskjaer dhe për ta shkëputur nga Tottenham duhen të paktën 100 mln Paund.

Alternativa e tij është Jadon Sancho për të cilin nuk ka ende një akord me Dortmundin. Reparti tjetër për t’u përforcuar është mesfusha ku Deklan Rice i West Ham është i përzgjedhuri dhe do të duhen të paktën 60 mln paund.

Mbrojtja me portën do të përforcohen me patjetër ku emrat dihen prej kohësh, Varane nga Real Madrid, te paktën për 50 mln paund dhe Jan Oblak nga Atl. Madrid i cili vlerësohet 80-90 milion paund. United sigurisht do të bëjë edhe largime të rëndësishme si: Lindelof, De Gea, Fred apo Anthony Martial.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?