United fiton me përmbysje ndaj Everton, 3 humbje radhazi për Ancelottin (VIDEO)

Manchester United rikthehet te fitoret në Premier League që mungonte nga 17 tetorit. Skuadra e Solskjaer mundi 3-1 me përmbysje Evertonin në “Goodinson Park”.

Vendasit në fakt e nisën shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e 19-të me Bernard. Gjithsesi Bruno Fernandes konfirmoi formën e shkëlqyer duke shënuar dy gola të bukur në minutën e 25-të dhe të 32-të.

Në fundin e ndeshjes kur “Djajtë e Kuq” vuanin presionin e vendasve, portugezi shërbeu një asist për Cavanin, i cili realizoi golin e parë me fanellën e United. Kjo ishte disfata e tretë radhazi nënkampionat për ekipin e Ancelottit, /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?