United pëson humbjen e parë në Turqi, Caicedo shpëton Lazion në Rusi (VIDEO)

Pas dy fitoreve në dy sfidat e para, Manchester United ka pësuar disfatën e parë në fazën e grupeve. “Djajtë e Kuq” pësuan një humbje 2-1 në transfertën ndaj Instanbul Basaksehir. Skuadra turke do të gjende dy herë rrugën e rrjetës në fraksionin e parë me Dem Ba dhe Visca, ndërkohë që United do të rihapte sfidën në fundin e saj me Martial. Në fraksionin e dytë pavarësisht ndryshimeve të Solskjaer, United nuk mundi të merrte qoftë një pikë.

Lazio mori një barazim 1-1  në transfertën ndaj Zenit, duke ruajtur ecurinë pozitive. Mungesa e Strakoshës, Lucas Leiva dhe Immobiles u ndje te skuadra italiane, ndërkohë që Muriqi zhvilloi një ndeshje të dobët. Erokhin shënoi për skuadrën ruse në minutën e 32-të, ndërkohë që Caicedo, i cili zëvendësoi Muriqin, do të realizonte golin e barazimit. /R.Lika-Koha Jone/


Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?