Uzuni i rikthehet golit pas dy muajsh dhe kualifikon Austin në çerekfinale të Kupës

Pas një pritjeje prej gati dy muajsh, Myrto Uzuni ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në SHBA, duke dhënë një kontribut vendimtar për skuadrën e tij. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte protagonist në përmbysjen spektakolare të Austin FC ndaj El Paso Locomotive, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Amerikës, që përfundoi me rezultatin 3-2.

Uzuni realizoi golin e dytë për Austinin, një perlë nga hyrja e zonës, me një goditje të saktë që u ndal në cepin e majtë të portës kundërshtare. Goli ishte jo vetëm estetikisht i bukur, por edhe me rëndësi të madhe, pasi i dha shtysën skuadrës drejt kualifikimit për në çerekfinale.

Ky ishte goli i dytë për 29-vjeçarin që prej transferimit të tij në MLS, ku ai mban edhe statusin e blerjes më të shtrenjtë në historinë e klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?