FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Uzuni refuzon të stërvitet me Granadën dhe kërkon largimin

Uzuni refuzon të stërvitet me Granadën dhe kërkon largimin

Myrto Uzuni refuzon të stërvitet te Granada në Spanjë. Sulmuesi i Kombëtares kërkon që të largohet që në merkaton e dimrit.  Kjo situatë vjen në një kohë kur beratasi është i shumëkërkuar në merkato dhe një ofertë nga FC Austin në MLS (SHBA) duket se ka tunduar 29-vjeçarin.

“Kur u kthyem nga pushimet ai erdhi dhe tha se nuk e shihte veten në gjendje të stërvitej dhe nëse nuk stërvitet nuk ka rëndësi. Ai vazhdon me atë pozicion që nuk dëshiron të stërvitet me skuadrën, nuk mund të detyroj askënd të stërvitet dhe nëse nuk e bëjnë, nuk e llogaris”, tha Fran Escriba, trajneri i Granadas.

Uzuni ka kontratë me Granadan deri në verën e 2026 dhe këtë sezon ka shënuar 14 gola dhe dhuruar një asist në 18 ndeshje. Këto shifra e kanë kthyer Uzunin në lojtarin më të mirë të Granadas dhe sulmuesi theu edhe rekorde duke u bërë golashënuesi më i mirë i klubit në histori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlera e kartonit të Uzunit është 5 milionë euro, ndërkohë që Granada që e bleu për 4 milionë euro në janarin e 2022 nga Ferencvaros në Hungari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?