Vazhdon hetimi i trukimeve, pritet vizita e Takajt në Prokurori

Gjatë ditëve të ardhshme pritet që presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës ku do të merret në pyetje në lidhje me raportin e UEFA-s për trukimin e ndeshjeve, i cili solli dënimin e klubit kampion të Shqipërisë me mospjesëmarrje në Ligën e Kampioneve në sezonin 2016-2017.

“Panorama Sport” ka mësuar se fletëthirrja për Takajn është dërguar që para disa javësh, në të njëjtën kohë me disa nga futbollistët dhe ish-trajnerin Mirel Josa, por presidenti i korçarëve e ka shtyrë paraqitjen e tij në Prokurori për shkak të axhendës personale të ngarkuar.

Megjithatë në bisedat e bëra me prokurorin e çështjes, ai ka treguar gatishmërinë e tij për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që do të ndihmonin këtë hetim të zbardhte të vërtetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?