Verona kthehet në makth për Juven, Ronaldo s’i mjafton Pirlos (VIDEO)

Verona kthehet në një “mace të zezë” për Juventusin. Skuadra e Pirlos ashtu si në fazën e parë është ndalur në një barazim 1-1. Një tjetër hap falas që e komplikon edhe më shumë objektivat e ekipit torinez.

Pjesa e parë dhuroi pak emocione, me të dyja skuadrat që prodhuan pak raste shënimi. Në fraksionin e dytë, Juventusi do të shënonte fillimisht. Në minutën e 49-të, pas një aksioni të gjatë Chiesa shërben një asist fantastik për Ronaldon, që e ka të thjeshtë për të shënuar. Ky është goli i 19-të në kampionat për portugezin.

Verona nuk dorëzohet duke u hedhur në sulm. Në minutën e 77-të, Barak shfrytëzon më së miri një krosim nga krahu i majtë për të shënuar me kokë. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte, me Juventusin që ngjitet në kuotën e 46 pikëve, 3 më pak se Milani. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?