Vidal i shkel “syrin” Interit”: Jam i trishtuar, pasi nuk po luaj!

Arturo Vidal është një nga emrat më të nxehtë në merkaton e janarit te skuadra e Interit. Trajneri Antonio Conte kërkon që të punojë sërish me kilianin, pas një eksperience të suksesshme te Juventusi.

 

Për të shtuar edhe më shumë thashethemet në merkato ka menduar vetë mesfushori i blaugranëve në një intervistë të dhënë pas fitores 2-1 ndaj Slavias së Pragës për “Sky Sport”.

“Jam i trishtuar, duke parë se nuk po luaj titullar. Gjithsesi gjëja më e rëndësishme janë rezultatet e ekipit”, është shprehur Vidal, duke lënë të hapur hipotezën për t’u larguar në ndonjë skuadër tjetër që në janar. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP