Vidal i trembur nga Covid-19: Është një makth, nuk e di kur do përfundojë!
Arturo Vidal, që në një linjë telefonike me “Canal 13” në Kili ka shprehur situatën dhe gjendjen e tij emocionale për izolimin dhe vetëkarantinimin, në luftën ndaj epidemisë që ka shpërthyer në botë, Covid-19.
“Është shumë e çuditshme ajo që po ndodh. E gjitha kjo është një makth që përkeqësohet dita ditës Jemi të shqetësuar vazhdimisht, por duhet të jemi të fortë dhe të bashkëpunojmë.
Jam i trishtuar dhe shqetësuar sepse nuk e dimë se kur do të mbarojë. Nuk e kisha menduar kurrë se do të ndodhte”, u shpreh mesfushori i Barcelonës.